Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës vazhdimisht po njofton me rastët si dhe me gjendjen e pacientëve të shtrirë në spitale me koronavirus. Gjatë javës që po lëmë pas është rritur numri i rasteve me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 16,754 numrin e përgjithshëm të rasteve, prej tyre 1,485 janë aktive .
Vetëm gjatë ditës së shtunë janë shënuar 148 raste të reja me virus, por është rritur edhe numri i testimeve.
Madje të shtunën u shënua një rekord testimesh, 1028 sosh.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16,754 nga 79,189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes, shkruan Telegrafi.
Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14,617, kurse numri i rasteve aktive është 1,485.