Edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit që i është bërë mbrëmë në gazetarit Shkumbin Kajtazi, të cilit iu qëllua vetura me 6 plumba, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se e ka pranuar me shqetësim këtë lajm dhe ka kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.
Postimi i plotë i tij:
Me shqetësim e mora lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi. Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit. Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës./InLajmi/