Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shkuar për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt,përcjell InLajmi.
Kjo vizitë erdhi pas humbjes së 3 anëtarëve nga një aksident në Zvicër.
Postimi i plotë i tij:
“Javë e trishtë për mërgatën tonë!
Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Ferizaj z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë”./InLajmi/