Pas deputetës së PDK-së, edhe analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit Shkumbin Kajtazi, duke e dënuar ashpër këtë akt, përcjell InLajmi.
Ai në Facebook ka shkruar se mosndëshkueshmëria e krimit nga organet përkatëse trimëron të gjithë ata që zgjedhin të ndërmarrin veprime të tilla që rrezikojnë jetën e gazetarëve.
Postimi i plotë i tij:
I papranueshëm dhe i frikshëm sulmi me armë mbi veturën e gazetarit Shkumbin Kajtazi në Mitrovicë. Mosndëshkueshmëria e krimit nga organet përkatëse trimëron të gjithë ata që zgjedhin të ndërmarrin të tilla veprime që rrezikojnë jetën e gazetarëve, si të Shkumbinit në këtë rast./InLajmi/