Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka vizituar varrezat e hebrenjëve, në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ai në Facebook ka potencuar se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, dhe se njohja nga Izraeli vetëm e forcon këtë lidhje.
Postimi i plotë i tij:
Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”./InLajmi/