Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të gazetarit Shkumbin Kajtazi, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës.
Ai ka shtuas se sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj tij, është lajm i keq për vendin tonë.
Postimi i plotë i tij:
Liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës. Sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj tij, është lajm i keq për vendin tonë.
Organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues. Ata që po tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend të pasigurt, ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin.
RH /InLajmi/