Vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi, u qëllua me 6 plumba dhe kjo nuk ishte hera e pare, e ndaj këtij akti ka reaguar deputetja e PDK-së Valdete Idrizi, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Idrizi ka thënë se ky sulm duhet të dënohet nga të gjithë, dhe se nuk guxon të cenohet fjala e lire.
Postimi i plotë i saj:
Kjo është me të vërtetë e papranueshme. E tmerrshme. Ky veprim, ky sulm duhet të denohet nga të gjithë. Nuk duhet të kaloj në heshtje asesi. Nuk mund dhe nuk guxon të cenohet fjala e lirë, në asnjë mënyrë, e lere më me kësi veprime të ulta e të frikshme.
I ftoj organet e drejtësisë që sa shpejtë dhe me urgjencë të ndriqojnë këtë veprim të tmerrshëm dhe të rrezikshëm në vendin tonë!/InLajmi/