Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për të tretën ditë me radhë me 7.830 raste të reja në 24 orët e kaluara. Të premten u shënuan 7.334 raste, ndërsa të enjten u shënuan 6.294.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 33 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 9.734, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. Një ditë më parë u shënuan 24 të vdekur.
Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.
Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet, trasnmeton Gazeta Express.
Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.