13 taksi vetura me 53 sirianë migrantë janë kapur në Leposaviq nga Policia e Kosovës.
Në mungesë të dokumenteve për lejeqëndrim në Kosovë ata janë shoqëruar në njësinë e migracionit.
“13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria. Jemi në koordinim me prokurorin për të parë procedurat e mëtejshme”, shkruan Reporteri.
Taksitë ishin duke udhëtuar në formë të kolonës, të gjithë bashkë.