Kancelarja Angela Merkel iu ka bërë thirrje gjermanëve që t’i shmangin kontaktet shoqërore dhe të udhëtojnë sa më pak që është e mundur në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e COVID-19.
Kjo për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve gjatë ditëve të fundit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit në mënyrë që mos të dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi”, ka thënë Merkel në një video konferencë.
“Unë ju bëj thirrje: takohuni më pak me njerëz, qoftë në shtëpi apo jashtë”.