Lojtari më i ri i tyre është greku Dimitrias Pelkas, i cili është transferuar nga PAOL.
Në prezantim, Pelkas është shprehur i lumtur për nënshkrimin me Fenerbahce.
Ajo që merë vëmendjen të Pelkas, është se ai ishte transferimi i 18-të i skuadrës turke këtë afat kalimtar.
Shumica e këtyre lojtarëve kanë qenë agjent të lirë, por një pjesë kanë ardhur edhe si huazime, duke bërë që Fenerbahce të shpenzojë vetëm nëntë milionë euro në përforcimin e skuadrës.
Në mesin e transferimeve është edhe futbollisti nga Kosova, Kemal Ademi, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se Fenerbahce këtë verë ka shitur Vedat Muriqin te Lazio, për 18 milionë euro.