Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas deklaratave të Miroslav Lajçak duke i quajtur të pa pranueshme kërkesën e tij, përcjell InLajmi.
Balje ka thënë se boshnjakët e adhurojm atëdheun, Kosovën kështu siq është dhe i janë falenderues përjetësisht për mundësinë e barabart që na e ka dhënë!
Ajo ka thënë se Larg duart nga improvizimet siq është ” Republika Sërpska”!
Postimi i plotë i saj:
Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese !
Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues.Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siq është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësin e barabart që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqipëtar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!Larg duart nga improvizimet siq është ” Republika Sërpska”!Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar ?
Kur do të arrihet konsenzusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Sërbin? /InLajmi/















