Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që të ndryshohet Ligjit për Komunikimet Elektronike, duke vlerësuar se shteti nuk ka mekanizma mbrojtës ligjor me të cilët mund të parandalohej blerja e aksioneve të IPKO-s nga Telekom Serbia, raporton InLajmi.
Prandaj edhe sipas saj, duhet që të ndryshohet ligji në mënyrë që mos të rrezikohet siguria shtetërore. Ndryshimet në ligj ajo i k arsyetuar edhe sa i përket përbërjes së Bordit dhe mandatit.
“Arsyeja e ftesës së kësaj konference ka të bëjë më iniciativën e deputetëve të grupit të LVV-së grupit parlamentar të mbështetur gjithashtu edhe nga kryetarja e kuvendit znj.Vjosa Osmani për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për komunikimet elektronike”.
“Ajo çfarë është paraparë për me plotësim ndryshimet e projektligjit aktual për telekomunikimet elektronike përfshijnë krijimin e mekanizmave që mbrojnë sigurinë shtetërore dhe rendin publik sa i përket komunikimeve. Ajo çfarë është kërkuar të ndryshohet është se çfarëdo kërkese për licencim të ri apo rilicencim të një operatori aktual të cilit i ndryshoret pronësia mbi 10 për qind të ketë nevojë domosdoshmërish për rilicencim”.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, tha se ndryshimet e bëra në Projektligj synohet që t’i pamundësohet Telekom Serbisë ta blejë IPKO-n./InLajmi/