Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka potencuar se nuk do të ketë izolim vetëm masa strikte pas rasteve të reja me koronavirus në vend, raporton InLajmi.
“Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve, do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”, tha Zemaj në konferencë për media.
Zemaj tutje ka thënë se numri i testimeve është rritur hë vazhdimësi, ai ka thënë se numri i testimeve në ditë ka arritur deri në 700.
“Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave, testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen”/InLajmi/