Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur tenorin me famë botërore Ramë Lahaj, përcjell InLajmi.
Ministrja, ka thënë se bashkë me tenorin shqiptarë kanë diskutuar për fuqizimin e vlerave, kulturore-artistike.
Postimi i plotë i saj:
Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!
Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore./InLajmi/