Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 64-vjeçareje ka ndodhur në Peqin.
Bëhet me dije se një 43-vjeçar me iniciale E.S., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren me iniciale Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, raporton Reporteri.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.