Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Rajonale të Policisë në Pejë, ku nga atu njoftoi se po bëhen të gjitha përgaditjet për menaxhimin sa më të mirë të situatës me koronavirus në gjithë vendin, raporton InLajmi.
Zemaj ka kërkuar edhe mbështetjen e Policisë duke thënë se stabiliteti i vendit duhet të ruhet dhe masat e marra nga Qeveria duhet të zbatohen dhe respektohen
“Po e shihni që po përgatitem çdo ditë që të ruajmë stabilitetin e pandemisë në vend. Të zbatohen masat e Qeverisë”, shtoi ai.
Zemaj ndër të tjera tha se shpenzimet që i kemi pasur kanë qenë donacione por megjithatë po bëjmë planifikim ditor./InLajmi/