Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marr pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”, raporton InLajmi.
Zemaj tha se llogaridhënia është jetike në avancimin e sistemimit të shëndetësisë dhe u zotua se do vazhdojë punën në ngritjen e kapaciteteve.
“Unë ju lus të vazhdoni me komunikimin ndani nevojat dhe përvojat e rajonit të Dukagjinit. Po punojmë për ngritjen e kapacitete dhe resurseve humane”.
Llogaridhënia është kyçe duhet të jemi përgjegjës ndaj punës dhe përgjegjësive që kemi./InLajmi/