Nga sot në të gjitha ambientet jashtë banesës qytetarët janë të detyruar që të përdorin maskat si një masë mbrojtëse për të mos përhapur më shumë covid-19.
Në kryeqytet ky akt normativ i qeverisë është zbatuar, megjithatë ka pasur edhe nga ata persona që nuk kanë mbajtur maskë. Sipas ligjit të ri, kushdo që kapet pa maskë do të gjobitet me 3 mijë lekë, ndërsa nëse shkelja përsëritet gjoba do të shkojë në 5 mijë lekë, përcjell Top Channel.
Gjithashtu ligji parashikon edhe raste kur maska nuk duhet mbajtur, kryesisht kur ajo bëhet problem për shëndetin e personave.