Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka vizituar vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit, ku ka parë nga afër punën e akterëve të përfshirë në këtë proces, përcjell InLajmi.
Likaj njoftoi se njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike.
Postimi i plotë i tij:
Vizitova sot vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit. Bashkë me dekanin e këtij Fakulteti, Blerim Saqipi, pamë nga afër punën dhe përkushtimin e të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces.
Njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike.
Falënderoj mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët dhe të gjithë ata që po punojnë në realizimin e përmajtjeve mësimore, si dhe Fakultetin e Edukimit që po e mbështetë fuqishëm këtë proces./InLajmi/