Reperi Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.
Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik.
Megjithatë ata i bën bashkë vajza e tyre, Hana, por duket se së fundmi fëmija nuk është e vetmja arsye që po i bën bashkë ish-çiftin e njohur.
Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida, shkruan Telegrafi.
Telegrafi ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke lënë të dyshohet se ish-çifti kanë përmirësuar edhe më shumë raportet mes tyre.