I Dërguari i BE-së për Dialogun me Serbinë Miroslav Lajçak, ka folur para gazetarëve lidhur me takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës në Kosovë, raporton InLajmi.
Lajçak tha se se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet pasi siç tha ai kjo është nënshkruar në vitin 2015, dhe se çdo marrëveshje me Serbinë duhet ta ketë kompromisin mes të dy palëve.
“Themelimi i Asociacionit është tema që është përballur me emoconë këtu në Kosovë se BE nuk ka interesim në destabilizim të gjendjes në Kosovë por që Kosova ka marrë zotim në vitin 2015”.
Ai ka bërë të ditur se në takimet që pa pasur me lider të institucioneve dhe partive ka diskutuar edhe për temën e të pagjeturve dhe çështje ekonomike.
“Të ju përkujtoj se është vizita ime e dytë në Kosovë dhe që nga herë kemi bërë një progres të mirë. Rifilluam dialogun në korrik dhe kishim takime të nivelit të lartë dhe disa me kryenegociatorë. Ne u dakorduam se cilat janë pushtetet që po bisedojmë dhe siç e dini po e diskutojmë një çështje për një marrëveshje që do ti normalizoj marrëdhëniet, por do t’i sjellë edhe afër BE-së dhe ambicia jonë është që ta ndihmojmë gjendjen në rajon”.
Ai këmbëngul se Asociacioni duhet të implementohet, duke thënë se kjo është marrë si zotim nga pala kosovare.
“Marrëveshje e Asociacionit është arritur në 2013 dhe 2015 në Brjksel por që nuk është implementuar dhe Kushtetuesja ka thënë se duhet të implementohe në përputhje me të dhe kjo është arsyeja se çfarë kërkojmë. Implemntimi për asociacionit do të jetë pas nënshkrimit mes palëve dhe nuk duhet ta nënshkruajmë këtë sot e më pastaj të bisedojmë nesër”./InLajmi/