Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë me zvkryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit Sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, përcjell InLajmi.
Haradinaj-Stublla e falenderoi Katarin për mbështetjen ekonomike të vendit dhe përkrahjen politike.
Postimi i plotë i saj:
Në një video-bisedë me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit Sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike të Katarit për Kosovën, si dhe për përkrahjen politike në shumë procese të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Hapja e Ambasadës sonë në Doha në vitin 2019 është shprehje e lartë gadishmërie për të avacuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Me homologun sot u dakorduam edhe për finalizimin e shumë marrëveshjeve bilaterale në fushën ekonomike, tregtare, konsullore, dhe kulturore të cilat janë në fazën finale të negocimit./InLajmi/