Barron Trump, djali i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dalë pozitiv me COVID-19.
Melania Trump, gruaja e presidentit tha se u frikësua kur djali i saj doli pozitivë me koronavirus.

Ajo tha se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, duke shtuar se ai është një adoleshent i fortë dhe se nuk ka shfaq asnjë simptomë të COVID-19.
Pos 14 vjeçarit pozitivë ka dalë edhe Trump bashkë me bashkëshorten Melania, dhe një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, përcjell lajmi.net.
Trump në Des Moines në Iowa ka thënë se djali i tij e kishte koronavirusin për një kohë të shkurtër.





















