Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, për të biseduar lidhur me pandeminë, përcjell InLajmi.
Zemaj, në Facebook, njoftoi se këtë takim kanë biseduar për prioritetet dhe punët që janë duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.
Postimi i plotë i tij:
Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.
Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim.
Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje!/InLajmi/

















