Në Kosovë dje gjatë ditës janë raportuar 98 raste pozitive me koronavirus, 37 persona janë shëruar, kurse vetëm një të vdekur brenda 24 orëve, përcjell InLajmi.
E në gjithë vendin janë 1.291 raste aktive me koronavirus, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 14.405 raste.
Policia në gjithë vendin po vazhdon të monitorojë respektimin e masave, ku edhe vazhdimisht janë duke u shqiptuar gjoba./InLajmi/