Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në vend. Kjo ka alarmuar edhe shefin e Qeverisë, Avdullah Hotin, i cili sot ka thirrur në takim drejtorët komunalë të Inspeksionit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të martën ka njoftuar se për 24 orë janë konfirmuar 98 raste të reja me koronavirus.
Shifrat e të infektuarve kanë shënuar rritje. Derisa para një jave numri i të infektuarve nuk shkonte mbi 50, tash numri i rasteve krahasuar me atë javë pothuajse është dyfishuar.
Gazeta Express mëson se për shkak të rritjes së rasteve pozitive, kryeministri Hoti do të takohet sot me drejtorët komunalë të Inspeksionit.
Kjo do të bëhet për të diskutuar rreth masave anti-Covid.
“Kryeministri Hoti sot do të takohet me drejtorët komunalë të Inspeksionit për të diskutuar rreth masave anti-Covid. Ky është një mobilizim gjithëpërfshirës sepse situata ka filluar të ndryshojë, pas rritjes së numrit të të infektuarve”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
Ndërkohë, numri total i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 16 mijë e 345.