Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj kanë mbajtur konferencë për media lidhur me menaxhimin e pandemisë, raporton InLajmi.
Para mediave Hoti tha se rritja e rasteve me koronavirus vjen si pasojë e gastronomisë por edhe institucioneve tjera publike.
“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”, u shpreh Hoti.
Kryeministri në praninë e ministrit dhe Drejtori të QKUK-së Naser Ramdanit paralajmëroi shtrëngim të masave.
Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të inspektoratit sanitar e të tregut.
“75 punëtorë të inspektoratit shtesë janë shtuar në terren”./InLajmi/