Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane.
Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeçar ndërsa tjetri 17 vjeçar. Familjarët e tyre e kanë konfirmuar se 2 viktimat janë nga Komuna e Deçanit.
Policia e Gjermanisë në një prononcim për mediat gjermane ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shirtin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt ka ardh dhe i ka shkel. Me rastin tani po merren Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes, transmeton FaktePlus.
Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë. Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.