Deputeti i AAK-së Gazmend Syla, tash e sa ditë po publikon dokumente që faktojnë krimet e Serbisë në Kosovë, e njejtë ka vepruar edhe sot, përcjell InLajmi.
Kësaj radhe dokumentet që i ka prezentuar Syla dëshmojnë se trajtimi që ‘drejtësia serbe’ i ka bërë rastit të vrasjes së 6 të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë.
Deputeti ka treguar se për një periudhë kohore është propaganduar se ky rast ishte planifikuar nga Daut Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Cila është e vërteta për rastin “Panda ” në Pejë z.Vuçiq?
Në këto dokumente që i prezentoj sot, tregohet trajtimi që “drejtësia serbe” i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri).
Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat.
Na trego cila është e vërteta?/InLajmi/

















