Një ngjarje ka tronditur sot Gjermaninë, ku 2 vëllezër nga Deçani kanë humbur jetën në një stacion treni, ku ishin duke pritur dhe u goditën, përcjell InLajmi.
E lidhur me këtë rast ka reaguar kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili ka ngushëlluar familjarët duke thënë se ka ndodhur ajo që nuk guxon të ndodhë.
“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqëve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, ka shkruar Pacolli./InLajmi/