Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Suhareka i infektuar me koronavirus, është shoqëruar për në stacion për shkak se nuk i kishte përfillur vendimet e IKSHPK-së, përcjell InLajmi.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e IKSHPK-së:, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/