Ministrja Hykmete Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK), Kllasterit të Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtërishme, Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshëmbathjeve dhe G7-Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës.
Ministrja Bajrami pasi i informoi bashkëbiseduesit me aktivitetet e Qeverisë në implementimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, u zotua se Qeveria e Kosovës do të thellojë dialogun me sektorin privat në të mirë të avancimit të agjendës ekonomike, shkruan IndeksOnline.
Përfaqësuesit e shoqatave të biznesit shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin me institucionet qeveritare duke ofruar ide dhe propozime që synojnë fuqizimin e aktivitetit afarist në vendin tonë.