Deputetët e Kuvendit të Kosovës dje kanë miratuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në komisionet përkatëse parlamentare.
Ky Projektligji i cili kap e 385 milionë eurove, me miratimin e tij të plotë është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Me këtë projektligj, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, pikë për të cilën pati mospajtime të ndryshme, teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar e quajti këtë “zvogëlim të pensioneve”.
Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, po kështu Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në 2 vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kritere të përcaktuara nga vetë ministria.
Ndërkaq nga kjo ministri kanë dhënë detaje në lidhje me këtë ligj. Agim Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, ka thënë për FaktePlus se ligji për rimëkëmbje ekonomike mund të përfundoj deri në fund të këtij muaji.
Ai ka thënë se pas 2 jave hidhet në votim përsëri dhe kështu procedurat administrative do të përfundojnë shpejt.
“ Në parim është miratuar, tash projektligji kalon nëpër komisione, komisionet funksionale munden me pas amandamente që propozohen prej deputetëve dhe grupeve parlamentare. Pastaj të shiqohet ndonjë rekomandim i cili mund me u përfshi në kuadër të ligjit dhe procedurat tjera shkojnë pra për në lëximin e dytë. Ne besojmë që brenda dy javëve me kalu projektligji dhe para fundit të këtij muaji projektligji duhet me qenë në fuqi. Sepse edhe këto procedurat e tjera administrative, nënshkrime e ratifikime nuk marrin shumë kohë”, është shprehur Krasniqi.