Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas tragjedisë në Gjermani, ku mbetën të vdekur 2 të rinjë nga Deçani, përcjell InLajmi.
Hoti i tronditur nga lajmi tha se autoritetet kosovare janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Postimi i tij i plotë:
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdejken e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!/InLajmi/