• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Deputetja e PDK-së: Hoti duhet ta shkarkojë Selmanajn

V E nga V E
13 October 2020
në KRYESORE
0 0
0
Deputetja e PDK-së: Hoti duhet ta shkarkojë Selmanajn
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PDK-së Besa Ismaili, që ishte edhe iniciuesja e sotme e interpelancës të kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e dialogut me Serbinë, tha se dolën “duarthatë” nga kjo seancë.

“I gjithë debati rrodhi në atë mënyrë që ne deshëm më shumë transparencë nga qeveria. Mbetemi ende të shqetësuar për mungesën e transparencës, që mungesa e transparencës është një deficit në legjitimitetin e atyre që përfaqësojnë. Jemi të shqetësuar për mungesën e konsensusit dhe për më tepër për mosinteresimin për të ndërtuar atë. I gjithë debati shkoi në kërkesat që kishin deputetët për transparencë”.

“Kemi pasur disa raportime paraprakisht, por ne besonim që së paku te grupet teknike që po dialogojnë dhe negociojnë në Bruksel do të kemi më shumë informacione se çfarë po ndodh. Por, fatkeqësisht sërish dolëm duarthatë nga kjo seancë – me shumë pak informacione. Por, shpresoj që qeveria do të reflektojë dhe të ketë marrë inputet e nevojshme nga deputetët mbi këtë çështje”.

“Nga ajo që dëgjuam sot doli që suksesi i tyre është draftimi i tre paragrafëve të cilat as nuk na u lexuan. Nuk dëgjuam për shumë aspekte, në fakt dolëm më shumë të hutuar pas seancës sesa që ishim para seancës”.

Ismaili në Edicionin Special në Klan Kosova tha se shpreson që debati i sotëm t’i shërbejë ekipit negociator që të përgatitet më shumë për raundet e ardhshme të bisedimeve me Serbinë.

“Unë po besoj fuqishëm që së paku pas këtij debati, kjo qeveri do të reflektojë dhe do të shkojë më e përgatitur herën e radhës. Nëse ata janë të papërgatitur për të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ne nxit dyshime se si do ta negociojnë çështjen më të rëndësishme dhe të komplikuar. Kryeministri Avdullah Hoti vazhdimisht përmendte se kjo pikë është pika e parë e marrëveshjes finale, por meqë nuk kanë nënshkruar nuk do të bëhet një marrëveshje finale pa u zgjidhur kjo çështje. Kjo mbetet në suaza të retorikës, sepse ne donim të dinim saktësisht se me çfarë agjende po shkojnë”.

Një email që zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kishte dërguar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, pasi ishte ftuar për raportim për çështjen e të pagjeturve, ka shkaktuar përplasje verbale ndërmjet tij dhe deputetes Besa Ismaili.

Ismaili, ashtu sikur në Kuvend, edhe në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti duhet që ta shkarkojë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

“Fatkeqësisht me zëvendëskryeministrin [Driton Selmanaj] kemi pasë një lloj beteje – e kam fjalën si komision. E kemi ftuar, na ka dhënë një përgjigje. Kam kursyer atë e-mail nga publiku, ndonëse në mënyrë të tërthortë kam folur, sepse është për keqardhje për të gjithë ata që e dëgjojnë, posaçërisht për familjarët e të pagjeturve”.

“Ai përsëri doli dy herë në foltore dhe na tha në sy gjëra që ishin të paqena, prandaj u detyruam që ta demantojmë. Po prisja për dikë që zihet ngushtë me fjalët e veta që më e pakta, nëse ka një pikë integriteti moral dhe profesional, të kërkonte falje, por ai insistonte në të njëjtat”.

“Nëse kryeministri Avdullah Hoti do ta shkarkonte zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj do të ishte një akt i ndërtimit të besimit me opozitën dhe me të gjithë qytetarët të cilën ky kryeministër nuk e ka. Po ta shkarkonte, dhe shpresoj se do ta bëjë, fakti që proklamon përgjegjësi dhe transparencë ndoshta do të ishte një argument më shumë në anën e tij”.

Ismaili ka dhënë më shumë detaje se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja që sot e përplasi atë me njeriun e dytë të qeverisë.

“Ne kur e kemi ftuar e kemi ditur se çfarë agjende ka kryeministri, prandaj e kemi ftuar zëvendëskryeministrin. Në e-mailin që zëvendëskryeministri na e ka dërguar, pasi i kemi shkruar dy herë, thoshte se tema e të pagjeturve dhe dialogu është konsumuar në Kuvend, pasi ka raportuar kryeministri për disa orë. Ai tha se nuk e sheh të momentit për ta diskutuar këtë çështje. Zëvendëskryeministri e mohoi dhe u mundua të arsyetohej. por pas leximit të e-mailit ai qëndrim nuk ishte i dinjitetshëm për një zyrtar të lartë publik”, shkruan Klan Kosova.

“Çështja e të pagjeturve është gjithmonë aktuale. Si të mos jetë për Kosovën kur ende ka plagë të hapura, ndërkoha që çështja e të pagjeturve në botë diskutohet edhe një shekull prapa?”.

Tags: Avdullah HotiBesa IsmailiDriton Selmanaj
Postimi i mëparshëm

Krasniqi flet për momentin kur Kurti i kishte rrëmbyer mikrofonin në Kuvend

Postimi tjetër

Si të ngritën të rinjtë në karierë?!

Të ngjajshme Postime

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë
KRYESORE

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
KRYESORE

28 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Postimi tjetër
Si të ngritën të rinjtë në karierë?!

Si të ngritën të rinjtë në karierë?!

Lajmet e fundit

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025

28 July 2025
KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë

KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë

28 July 2025
Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar

Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar

28 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu