Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën një femër, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira kanë qenë 2 automjete me drejtues meshkuj kosovarë.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /InLajmi/