Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga partitë politike në vend që të mos diskutojnë për çështjen e presidentit, përcjell InLajmi.
“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë. Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin”, ka shkruar kreu i AKR’së në Facebook.
Ai ka bërë thirrje për liderët partiak që të lënë anash interesat personale e që të bashkohet në interes të vendit.
Postimi i plotë i tij:
Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë …
Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin!
Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit.
Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve./InLajmi/