Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro marrëveshjes ndërkombëtare me Italinë për ekstradimin e personave të dënuar, raporton InLajmi.
91 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Italisë për ekstradimin e personave të dënuar.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, theksoi se kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e proceseve gjyqësore ndërmjet 2 vendeve.
Ai po ashtu theksoi se pas kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë në mes të Kosovës dhe Italisë do të jetë më i ngushtë dhe më i lehtë./InLajmi/