Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku nga atu tha se ditëve në vazhdim do të pranojnë një elaborat për nevojat e Institutit në mënyrë që të lehtësohet puna në përmbylljen e identifikimi të 300 mbetjeve mortore, raporton InLajmi.
“Diskutuam që ditët e ardhshme do të pranojë një elaborat për nevojat që i ka Institutit dhe komisioni për të pagjetur në mënyrë që të lehtësohet puna dhe në përmbylljen e 300 mbetjeve mortore që janë në Institutit”.
“Kjo është çështja më e ndjeshme dhe për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre”.
Ai ka folur edhe për shtrëngimin e masave anti-Covid, ku ka thënë se çdo gjë do të bëhet konform rekomandimeve.
“Ju jeni në dijeni për protokollet se si funksionoj që shkollat dhe në atë moment që paraqitet një rast shkolla do të mbyllet, edhe masat do të merren konform rekomandimeve”.
Ndërsa drejtori i Institutit, Arsim Gërxhaliu ka falënderuar Hotin për vizitën, si dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit./InLajmi/