Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, i kanë publikuar disa shifra të organizatës së Rron Gjinovcit, ORCA.
“E di që me status i ke marr 50% të fondeve nga ministria e arsimit. Më 2017. Kanë raportuar mediet që i keni marrë nga ministria. A keni marrë fonde si ORCA. 46 mijë euro, 38 mijë euro. Ti kontribuon për kualitetin e ministrisë”, ka thënë Selimi në emisionin Pressing në T7.
“Të përgëzoj që ke arritur të përfitosh këto fonde. Nuk doja të publikoja me emra. Por këto janë. Nëse mund të afrohet kamera. Këtu i keni të gjitha fondet që i ka fituar Gjinovci”, tha ai percjell Gazeta Express.
Ndërkohë Gjinovci tha se këto fonde janë të publikuara dhe se mund të gjenden nga çdokush në faqen e KFOS’it.