Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ende nuk i ka rregulluar punët me grupin parlamentar të AAK-së.
Të njëjtën nuk e kanë ftuar në mbledhje të partive që nga koha kur ajo ka votuar kundër Qeverisë Hoti.
Që nga atëherë, Kadaj-Bujupi nuk është parë as në fotografitë e përbashkëta që publikojnë deputetët e AAK-së, përcjell Gazeta Express.
Njëjtë ka ndodhur edhe sot.