Prokuroria Themelore në Pejë ka propozuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj komune.
Propozimi i kësaj mase u bë në seancën dëgjimore të këtij rasti që po mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, përcjell FaktePlus.
Të akuzuar në këtë rast përveç kryetarit të Istogut, është edhe ish-nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtari ligjor, Faton Bujupi.