Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka bërë me dije se ka përfunduar hartimi i Ligit për fshatin Kabash, ku qëllimi i tij do të jetë përkujdesi ndaj resurseve natyrore, përcjell InLajmi.
Ai tha se me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Kabash në ushtrimin e autoritetit të tij për përkujdesin ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe investimeve të shtetit në këtë zonë me traditë dhe resurse të veçanta.
Postimi i plotë i tij:
Jam shumë i lumtur që pas një pune intenzive me bashkëpunëtorë dhe Bashkësinë Lokale të Fshatit Korishë, përfunduam hartimin e Ligjit për Kabashin e Vendit, të cilin, në cilësinë e deputetit edhe zyrtarisht ia propozova për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij ligji është përkujdesi ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe përkujdesi ndaj vlerave kulturore të Kabashit si një lokalitet me traditë të lashtë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe zakoneve shqiptare.
Me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Kabash në ushtrimin e autoritetit të tij për përkujdesin ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe investimeve të shtetit në këtë zonë me traditë dhe resurse të veçanta
Urime Kabash, na priftë e mbara! KG./InLajmi/