
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci është shprehur i lumtur me fitoren e Rubin Krasniqit, përcjell InLajmi.

Ai ka fjalë të mëdha për Krasniqin duke besuar në fitoren e tij pasi që sipas Lladrovcit ai ka lindur kampion bote.

Postimi i plotë i tij:
Sonte, jam tepër i lumtur, miku im, Haxhi Robin Krasniqi…e fitove meçin dhe u shpalle kampion bote në boks!
Urime miku im, e di se ti ke lind të jesh kampion bote, e kam ditë dhe kam pasur besim se ti do të jesh kampion bote. Pas të tretës herë, arrite ta dëshmosh se je kampion. Të lumtë.
Jemi krenar me ty, kampion! /InLajmi/