Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do e zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve – grupi 3, Liga C, teksa Kombëtarja e Shqipërisë është duke e zhvilluar ndeshjen me Kazakistanin në stadiumin ‘Almaty Ortalyk’, shkruan InLajmi.

E ajo çfarë ra në sy ishte postimi i ish -kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili me një postim në Facebook, ka përkrahur haptazi ndeshjen e Shqipërisë duke uruar për fitore, por të njejten gjë akoma nuk e ka bërë për “Dardanët” e Kosovës.
“Sot, në arenën ndërkombëtare, ndeshet kombëtarja jonë me Kazakistanin, përmes sportit tonë të dashur, futbollit. Dëshira jonë për fitoren e radhës së Shqipërisë duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje të pakushtëzuar për djemtë tanë, veçanërisht kur ata luajnë jashtë vendit”, shkroi Kurti.
Ky postim bëri që të irritohen shumë komentues.
“Edhe Kosova sot ka ndeshje Kryeministër”, ishte një koment poshtë fotos së kuqezinjëve.
Nuk dihet a e bëri qëllimshëm apo ishte vetëm një postim i çastit./InLajmi/






















