Sipas liderit diktator, Kim Jong-un në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus. Këto deklarata ai i bëri gjatë një parade të pazakontë ushtarake e mbajtur gjatë natës, me rastin e 75-vjetorit të Partisë Popullore në pushtet.
Peniani i shfrytëzon zakonisht paradat ushtarake për të ekspozuar raketa dhe artileritë e reja. Ekspertët thanë se raketa balistike ndërkontinentale u panë gjatë ceremonive mëngjesin e së shtunës. Ngjarja, e shënuar me një sërë koncertesh e aktivitetesh, shfrytëzohet gjithashtu nga udhëheqësi autoritar si mundësi për të përcjellë mesazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë fjalimit nuk ka pasur asnjë sulm ndaj Uashingtonit, madje ka uruar të gjithë të prekurit me COVID-19 për një shërim sa më të shpejtë. Kim Jong-un i dërgoi edhe presidentit Trump një mesazh për shërim sa më të shpejtë nga koronavirusi.
“I uroj shëndet të gjithë njerëzve që po luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga ky virus i keq”, tha Kim Jong-un, 10 ditë pasi Presidenti amerikan njoftoi se ishte prekur nga COVID-19, përcjell EO.
Në video, Kim shfaqet pasi ora shënoi 12 e natës. I veshur me kostum gri dhe kollare, ai përshëndeti turmën dhe pranoi lule nga një fëmijë, ndërsa rrethohej nga zyrtarë të lartë ushtarak.