Në pamundësi për të marrë pjesë në komemoracion si dhe ceremoninë e varrimit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të kampionatit të ligês së parë të Kosoves, ku KF “Liria”, triumfoi me rezultat 2:0 ndaj KF “Trepça” nga Mitrovica, drejtues të klubit, futbollistë e trajner, të prirë nga kryetari, Qemal Krasniqi, vunē kyrrora lulesh dhe bënë homazhe te varri, në shenjë nderimi për Agim Bytyqin. I ndjeri ishte kryetar i klubit gjatē viteve të 80-ta, dhe kryetar i parë i FFK-sē, nĕ vitet e 90-ta, pas procesit të të vështirë të pavarësimit të futbollit kosovar nga Federata e futbollit në ish Jugosllavinë fantome.
Ndërkaq, në orën 15:00, nē organizim të FFK-së dhe KF “Liria”, në Shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u organizua mbledhja komemorative ku Agim Ademi nga FFK-ja Erxhan Dana nga KF Liria, Shyqri Qela nga bashkëveprimtarët e viteve 90-ta dhe kryetari Komunës, Mytaher Haskuka e lartësuan figurën e të ndjerit, duke u përulur me respekt për gjithë atë punë që kishte bëri i ndjeri, në avansimin e futbollit kosovar.
Në këtë mbledhje u tha se Agim Bytyqi, do të kujtohet si një nga figurat më të ndritura të futbollit në Kosovë.
Osman Goranci/InLajmi/