Kosova është nikoqir i Sllovenisë në rrethin e tretë të Ligës së Kombeve, përkatësisht në Ligën C, Grupi 3.
Përfaqësuesja e jonë do të tentojë që së paku të marrë një pikë ndaj sllovenëve, pas zhgënjimit që përjetuam ndaj Maqedonisë së Veriut në play-off.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri, derisa Bernard Challandes ka befasuar me formacionin zyrtar.
Në anën tjetër, Sllovenia në sulm do të luajë me Vuckic dhe Lovric, trasnemton Telegrafi.
Formacioni startuesi i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Drecevic, Aliti, Paqarada, Shala, V.Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.
Formacioni startues i Sllovenisë: Oblak, Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkopvec, Rep, Bijol, Kurtic, Verbic, Vuckic, Lovric.