Arrestimi i Haki Rugovës, LDK mban konferencë për media
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Megjithatë, ende nuk dihet në çfarë kohe do të mbahet konferenca.
Por mbajtjen e ka konfirmuar kreu i LDK-së Isa Mustafa, në T7.
Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Pejës është duke u mbajtur seanca dëgjimore për rastin e kryetarit Rugova, ish-nënkryetarit Lulzim Blakaj dhe zyrtarit të komunës, Faton Blakaj.